Rama: Partneritet për planin e investimeve për Ballkanin. Ekspertiza e Italisë në dy shtylla. Di Maio avokat i integrimit, por gjërat janë komplikuar nga një…

0
8

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur një pjesë të diskutimeve me ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi di Maio gjatë konferencës së përbashkët për mediat.

Rama tha se në takim është folur për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe tema që kërkon angazhim menjëherë është ajo e partneritetit për planin e investimeve për Ballkanin ku është e kërkuar dhe ekspertiza e Italisë.

“Sot kemi folur me ministrin dhe për temën e rëndësishme të bashkëpunimi. 10 vjet si këtë vit është nënshkruar deklarata e partneritetit strategjik. Duam ta institucionalizojmë më tej këtë partneritet në funksion të dialogut dhe temave të posaçme. Tema për të cilën do të angazhohemi menjëherë është tema e partneritetit në lidhje me planin e investimeve për Ballkanin, i cili ka tre shtylla kryesore, transport dhe infrastrukturë, energji dhe dixhitalizim. Në dy shtyllat e para Italia ka ekspertizën e çmuar në arenën ndërkombëtare dhe ka dhe vullnetin për të qenë pranë nesh.
Më shpejt se vonë së bashku me ministrin ne do të përcaktojmë edhe partnerët strategjikë në këtë rrugë që do të na asistojnë me ekspertizën e tyre për projektet dhe aksesin në financimin e këtij fondi të BE”, tha kryeministri.

Rama e falënderoi dhe personalisht ministrin Di Maio dhe tha se ka qenë një avokat i integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Më tej ai foli për çështjen e negociatave, për një ngërç mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“E fundit, dua ta falënderoj ministrin personalisht sepse pavarësisht se nuk kam asnjë arsye të harroj angazhimin edhe të paraardhësve të tij në këtë detyrë, realisht është i angazhuar dhe personalisht për të qenë një avokat i shkëlqyer i integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Kemi folur dhe për këtë stacion ku gjërat në këtë moment janë komplikuar, nga një moment ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në ndërkohë që po diskutohet dhe korniza negociuese me të dyja vendet në nivelin e BE”, deklaroi Rama.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here