Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit.
“Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit, punë e kryer për së mbari”, thekson kryeministri Rama duke publikuar pamjet nga ndërtimi i urës.
Rruga e Arbrit do të ketë gjithsej 6 ura, por ajo më e madhja e më e rëndësishmja është Ura e Vashës e cila kalon mbi lumin Mat dhe cilësohet si më e larta në rajon, 152 m.