Rama: Sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për të gjithë

0
4

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se njohja e Kosovës nga Serbia do të jetë mirë për të gjithë.

Në një konferencë për shtyp pas takimit të zhvilluar në Moskë me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, kryeministri Rama ka folur lidhur me Kosovën.

Duke theksuar se pozicioni i Qeverisë së Shqipërisë është shumë i kuptueshëm, Rama tha se “Sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për të gjithë dhe për Serbinë”.

Pasi u shpreh se mbështesin dialogun dhe kërkimin e bazës së përbashkët lidhur me njohjen e Kosovës, kryeministri i Shqipërisë vuri në dukje se nuk diskutojnë alternativën për mosnjohjen e Kosovës.

– “Përse të tjerët kanë të drejtën të bëhen shtet, dhe Kosova jo?”

“Do të ishte mirë që Kosovën ta njihnin të gjithë përfshirë edhe Serbinë”, tha Rama duke tërhequr vëmendjen se lidhur me procesin e njohjes mund të ketë gjithmonë akuza të palëve ndaj njëra-tjetrës.

Është e nevojshme që procesi të rifillojë përsëri theksoi Rama duke u shprehur që “Kundër vullnetit të popullit nuk mund të ketë standard të dyfishtë në çështjen e njohjes apo mosnjohjes. Përse të tjerët kanë të drejtën të bëhen shtet, dhe Kosova jo?.

Kryeministri i Shqipërisë, në cilësinë si kryetar i radhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka realizuar një vizitë në Rusi. Rama gjatë qëndrimit në Moskë, është takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe zyrtarë të tjerë rusë.

Kujtojmë se gjatë vitit 2020 Shqipëria ka presidencën e radhës të OSBE-së, ndërsa në kuadër të kësaj kryesie, kryeministri Rama paralajmëroi vizita në disa shtete.

Disa javë më parë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama prezantoi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së, duke theksuar se përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Ukrainë qëndrojnë në krye të axhendës së kryesimit të kësaj organizate./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here