Rama vallëzon me Rusinë në Moskë/ Komente për ndikimin rus në Shqipëri

0
1

Në “Real Story”, Rama u shpreh se gjithsesi, sipas tij, shqiptarët, historikisht i kanë bërë punët e forcave jo-miqësore, më mirë nga çdo t’i bënin ata po të ishin vetë.

Në Shqipëri i kemi mjaftueshëm ata që janë shqiptarë dhe që bëjnë si do donte Rusia, pasi nuk nevojë që të thotë ky shtet. Ata s’janë rusofil. S’po them se Rusia ka një axhendë siç bën në vendet e tjera, pasi në Shqipëri kemi nga ata që ‘Për inat të vjehrrës flenë me mullixhiun’. Nëse e trajtojnë si vjehrrë Shqipërinë për shkak të qeverisë, vetvetiu bëjmë punën e mullixhiut. Kemi njerëz në media, në politikë. 

Unë nuk e përjashtoj, por në Shqipëri historikisht ne kemi bërë punët e forcave jomiqësore ndaj nesh më mirë se sa do t’i bënin forcat jomiqësore po të ishin vetë, që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun dhe pa e pas mullixhiu fare në axhendë këtë punë.”, tha Rama.

“Rusia nuk është armiku ynë”

Ne nuk kemi refuzuar projekte kineze, ne kemi anuluar një projekt kinez që ishte një projekt skandaloz i nënshkruar nga qeveria e mëparshme për Rrugën e Arbrit. Ne u detyruam ta prishim atë negociatë e cila nuk do të mbaronte kurrë dhe pala kineze ishte komplet e pa kuptueshme nga kompleksia në budallëk. Për sa i përket 5G, është një qëndrim i yni. Unë e kam bërë të qartë edhe më përpara qëndrimit amerikan. Unë e kam ndarë edhe me një letër me liderët e rajonit, ku kam thënë se na takon të jemi në një sistem të sigurt në lidhje me parimet e Aleancës ku bëjmë pjesë. Me gjithë konfliktin e madh të brendshëm politik midis demokratëve dhe republikanëve në SHBA, në këtë pikë janë konsensual. Për sa i përket Rusisë, marrëdhënia historikisht e ngrirë, e trashëguar nga një qeveri në tjetrën. Ashtu sikundër e dimë shumë mirë që çdo shkrirje në këto marrëdhënie ka kufizimet e veta jo sepse neve na e dikton dikush por interesi ynë strategjik është të qëndrojmë shumë fortë të lidhur me ata që mbështesin interesat strategjike të shqiptarëve. Kosova u çlirua nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, u çlirua nga Perëndimi. Nuk do të bëjmë eksperimente të pakuptimta me ata që i kemi aleat. Rusia nuk është armik, nuk është as armik i Perëndimit, është një konkurrent kërcënues dhe mbi të gjitha nuk mund të kesh luhatje në marrëdhënie. Ne jemi të kyçur në një aleancë ku për fat të mirë nuk na duhet të marrim vendimet e mëdha strategjike.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here