Receta e ditës/ Taliatele me karkaleca dhe gjalpë me hudhër

0
0

Përbërësit për 3-4 persona:

300 g makarona taliatele

400-500 g karkaleca të qëruar – të freskët akoma më mirë
lëngu i 1/2 limoni organik dhe lëkura e grirë në rende
majdanoz i freskët i grirë
2-3 lugë gjalpë
2 thelpinj hudhër të shtypur mirë
2-3 lugë verë të bardhë ose pana, ose lëng perimesh
pak borzilok
kripë e piper sipas nevojës

Përgatitja:

1. Në një tigan, skuqim karkalecat me 1 lugë gjalpë. I heqim dhe i lëmë mënjanë. Shtojmë në tigan gjalpin që na ka mbetur bashkë me hudhrën pluhur. I përziejmë për 1 minutë me lugë druri dhe në nxehtësi të ulët, derisa gjalpi të marrë aromën e hudhrës. Shtojmë më pas verën, borzilokun dhe majdanozin, lëngun dhe lëkurën e limonit. Shtojmë karkalecat që kishim lënë mënjanë dhe e lëmë në zjarr për 2 minuta.
2. Vëmë taliatelet të ziejnë sipas minutave që shkruhen në paketimin e tyre. I kullojmë dhe i hedhim në tiganin ku kemi karkalecat.
I shërbejmë menjëherë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here