Receta nga Kuzhina Turke / BAKLLAVA E FTOHTË

0

Përbërësit: 1 pako peta të gatshme për bakllava (800 gr.), 150 gr. gjalp, tre të katërtën e një gote çaji me vaj luledielli. Për sherbetin: 2 gota uji me sheqer, 1 gotë ujë, 2 gota uji me qumësht. Për të hedhur në mes një tas me fistiqe të pakripur të grirë mesatarisht ose po e njëjta masë me arra të grira mesatarisht. Për të hedhur lart: 2 lugë gjelle me kakao, 1 lugë gjelle me qumësht pluhur (ose sheqer pudër, ose çokollatë e bluar në rende).

Përgatitja:

1- Së pari përgatisim sherbetin e ëmbëlsirës. Për këtë shtojmë sheqerin dhe ujin në tenxhere dhe i lëmë të zihen. 5 minuta pasi të ketë zierë e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

2- Më pas shtojmë gjalpin në një tigan ose tenxhere të vogël dhe e shkrijmë. Gjatë shkrirjes heqim shkumën e gjalpit me luge. Pasi ta heqim gjalpin nga zjarri shtojmë vajin dhe e përziejmë.

3- Hapim petat e bakllavasë në banakun e kuzhinës, vendosim mbi ta tepsinë që do të përdorim dhe pjesën e mbetur jashtë masës së tepsisë e presim me thikë. Pjesën e prerë mund ta shtoni në bakllava ose e vendosni në qesen e petave në mënyrë që të mos marrë ajër dhe e përdorni në një recetë tjetër.

4- Petët në masën e tepsisë që do të përdorim i ndajmë në dy pjesë të barabarta.

5- Marrim një lugë gjelle nga masa e gjalpit dhe e vajit të bakllavasë dhe e lyejmë tepsinë mirë me anë të një furçe.

6- Së pari shtojmë një petë të plotë, mbi të hedhim copa nga cepat e petave. Mbi të hedhim gjalpin e bakllavasë. Të njëjtin veprim vazhdojmë deri sa të mbarojë gjysma e petave.

7- Më pas shtojmë në mes të bakllavasë fistiqet (stikat) ose arrat e grira jo imët.

8- Plotësojmë në të njëjtën mënyrë petat e tjera lart deri sa ti përfundojmë.

9- E presim bakllavanë në formën dhe masën që dëshirojmë.

10- E pjekim në furrë me 170 gradë deri sa të skuqet mirë lart dhe poshtë (afërsisht 1 orë e 10 minuta, koha ndryshon sipas furrrës.

11- Teksa piqet bakllavaja përgatisim sherbetin duke shtuar qumështin mbi të dhe duke e përzier.

12- E nxjerrim bakllavanë nga furra dhe e lëmë të presë për 10 minuta sa të ftohet pak.

13- Më pas i hedhim sherbetin në çdo anë të saj dhe e lëmë të presë për 1 orë.

14- Për të hedhur mbi bakllava përziejmë kakaon dhe pluhurin e qumështit dhe e hedhim në çdo anë të bakllavasë. Mund të shtojmë dhe stika të bluara dhe rende çokollate. Bakllavanë e lëmë të presë për disa orë në frigorifer, më pas është gati për servirje.

Ju bëftë mirë!

Përgatiti: Florida Kulla

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here