Receta nga Kuzhina Turke / KALBURABASTİ (32 copë)

0

(Koha e përgatitjes 60 minuta)

Përbërësit: 250 gr. gjalp ose margarinë (në temperaturën e ambientit), 2 kokrra vezë, gjysmë gote uji me sheqer pluhur, 1 gotë uji me irmik, gjysmë pakoje fryrës, 1 lugë çaji me karbonat pluhur, 1 lugë gjelle ëmbëlsire me lëng limoni, 3.5 gota uji me miell. Për sherbetin: 4 gota ujë, 4 gota uji me sheqer, lëngu i gjysmë limoni. Për të hedhur mbi të: Fistiqe jeshile pluhur.

Përgatitja: Së pari përgatisim sherbetin e ëmbëlsirës. Shtojmë 4 gota sheqer dhe 4 gota ujë në një tenxhere të thellë. E vendosim në zjarr. E përziejmë deri sa të shkrihet sheqeri. Pasi të nisë të vlojë e ulim zjarrin dhe shtojmë lëngun e limonit. Lëreni të ziejë dhe për 5 minuta. Pasi sherbeti të jetë gati hiqeni nga zjarri. Lëreni mënjanë të vaket. Për brumin e ëmbëlsirës hedhim në një enë të gjerë 250 gr. gjalp, thyejmë 2 vezë mbi të dhe shtojmë sheqerin pluhur. E përziejmë me anë të telit përzierës. Më pas shtojmë irmikun, karbonatin pluhur, lëngun e limonit, fryrësin dhe së fundmi miellin pak nga pak. E zëmë brumin në një masë që të mos ngjitet në dorë. Marrim sasi sa një kokërr arre nga brumi i përgatitur, shtojmë për çdo top nga një thelb arre dhe i japim formën si në foto duke e shtypur lehtë mbi një rende. Format e përfituara i radhisim në një tepsi të vajosur. I pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht me 170 gradë. I pjekim për 30-35 minuta deri sa të jenë skuqur lehtësisht lart. Pasi ti nxjerrim nga furra shtojmë sherbetin mbi ta. Ëmbëlsira duhet të jetë e nxehtë, ndërsa sherbeti i vakët. Lëreni të presë deri sa të ketë tërhequr sherbetin, më pas mund ta servirni./FREKUENCA.NET

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here