Receta nga Kuzhina Turke / LEVREK NË FURRË ME PERIME

0

Përbërësit: 1.5 kg. levrek (peshk koc). Për salcën: Gjysmë gote çaji me vaj luledielli, 1 qepë e madhe, 4-5 speca të kuq, 4-5 speca jeshil, 1 domate, 1 lugë me salcë, kripë, 1 gotë çaji me ujë.

Përgatitja:

1- Hedhim gjalpin dhe vajin në një tigan të gjerë.

2- E grijmë qepën dhe e hedhim në tigan.

3- Më pas shtojmë dhe specat e kuq dhe jeshil të cilët i kemi grirë jo të imët.

4- Qërojmë domaten dhe e grijmë, e shtojmë tek perimet në tigan.

5- Shtojmë dhe salcën e domates dhe i kaurdisim të gjitha së bashku.

6- Së fundmi shtojmë dhe kripën e i lëmë të ziejnë.

7- Pasi salca me perime ka zier për disa minuta e hedhim në tepsinë e furrës.

8- Levrekun e pastruar paraprakisht e presim në formë fetash të trasha, i lyejmë fetat me salcën që ndodhet në tepsi, më pas i radhisim ata mbi perimet e furrës.

9- E pjekim tavën me levrek në furrë me 200°C deri sa levreku të skuqet lart.

10- Pasi ta nxjerrim nga furra tavën, servisin e përgatisim duke vënë në pjatë një fetë peshku dhe pak nga salca e përgatitur.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here