Receta nga Kuzhina Turke / MAGNOLIA ME LULESHTRYDHE

0

Përbërësit: Për muhalebinë: 1 litër qumësht, 3 lugë gjelle me miell, 2 lugë gjelle me niseshte, 1 gotë uji me sheqer, një e verdhë veze, 1 pako krem paste i gatshëm, 1 pako vanilje. Për të vendosur në mes: 1.5 pako me biskota me drithëra. Luleshtrydhe.

Përgatitja:

1- Shtojmë qumështin, sheqerin, niseshtenë, miellin dhe të verdhën e vezës në tenxhere.

2- I përziejmë mirë me telin e kuzhinës.

3- E vëmë tenxheren në zjarr dhe vazhdojmë ta përziejmë.

4- E ziejmë deri sa të marrë masën e muhalebisë.

5- Pasi e heqim nga zjarri shtojmë vaniljen. E lëmë të ftohet.

6- Ndërsa ftohet e përziejmë herë pas here që të mos zërë ajkë.

7- Nga ana tjetër bluajmë biskotat me rondo.

8- Pasi të jetë ftohur muhalebia shtojmë kremin e pastiçerisë dhe i rrahim me mikser deri sa të marrin formë të njëtrajtshme.

9- I presim luleshtrydhet në feta të holla.

10- Në kupat e ëmbëlsirave shtojmë nga një lugë gjelle me biskotë të bluar.

11- Vendosim luleshtrydhet si në fotografi dhe më pas shtojmë muhalebinë deri në gjysmë të kupës.

12- Më pas plotësojmë dhe pjesën tjetër të kupës në të njëjtën formë.

13- I lëmë të ftohen për pak kohë në frigorifer dhe janë gati për servis.

Pergatiti: Florida Kulla

Frekuenca.net

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here