Receta nga Kuzhina Turke / QEBAP ME MISH TË GRIRË

0

(Koha e përgatitjes 35 minuta – Për 2 persona)

Përbërësit: 250 gr. mish i grirë, 1 bukë në formë piteje, 1 kokërr qepe e thatë, pak majdanoz, 7 lugë gjelle me kos, kripë, piper i zi. Për salcën me domate: 1 lugë gjelle me salcë domate, 1 lugë ëmbëlsire me salcë speci, 200 ml. pure domate, 1 lugë gjelle gjalp, 2 thelpinj hudhre.

Përgatitja: Hedhim mishin e grirë në një tigan, shtojmë vajin e ullirit mbi të. I përziejmë dhe i kaurdisim për 3-4 minuta. Më pas shtojmë mbi mishin grirë qepën e grirë imët dhe vazhdojmë ta përziejmë. Mbi masën e përgatitur shtojmë kripë, piper dhe pak majdanoz të grirë imët sipas dëshirës. E përziejmë masën 2-3 herë dhe e heqim nga zjarri. Për salcën e domates: Shtojmë gjalpin në tigan, hedhim mbi të salcën e domates dhe të specit, po ashtu dhe hudhrat e grira imët. E përziejmë salcën vazhdimisht dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Më pas shtojmë ujin dhe e ziejmë deri sa të arrijë në një masë të trashë. Në fund shtojmë dhe purenë e domateve dhe pasi e ziejmë dhe për 2-3 minuta e heqim nga zjarri. Së fundmi hedhim kosin në një enë tjetër, shtojmë pak kripë dhe e përziejmë. Presim një pite në formë kubikësh, e fusim në furrë dhe e mbajmë për 5 minuta. Më pas radhisim copat e pites në pjatën ku do të servirim qebapin, shtojmë një pjesë të salcës së domates mbi ta, më pas hedhim kosin dhe e hapim mirë. Së fundmi përhapim mbi të masën e mishit të grirë. Shtojmë dhe salcën e mbetur. Përziejmë pak qimnon, piper të zi, rigon dhe nenexhik dhe i hedhim mbi të. /FREKUENCA.NET

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here