Receta nga Kuzhina Turke / QEBAP ME PATËLLXHAN TË PJEKUR

0

Përbërësit: Për qoftet: 500 gr. mish i grirë, 1 qepë e grirë me rende, 2 thelba hudhre, 2 lugë gjelle me bukë të thatë të bluar, 1 lugë ëmbëlsire me salcë speci, 1 tufë majdanoz i grirë imët, piper i zi, piper i kuq, rigon, kripë, qimnon, erëza të përziera të posaçme për qofte. Për pjesën poshtë: 3 patllixhanë, 3 speca të kuq, 1 thelb hudhre, 2 qepë të njoma, 1 tufë majdanoz, 2 lugë gjelle me salcë shege, vaj ulliri, kripë, piper i kuq. Për të hedhur mbi të: 2 lugë gjelle me gjalp.

Përgatitja:

1- Së pari përgatisim brumin e qofteve, i japim formë dhe i lëmë të presin për të paktën 1 orë në frigorifer.

2- Ndërkohë lyejmë lehtë me vaj patllixhanët dhe specat e kuq dhe i skuqim në furrë të nxehur paraprakisht në 220 gradë.

3- Patllëxhanët dhe specat e hequr nga furra i mbledhim me pecetë kuzhine të vajosur që kur të vaken ti qërojmë lehtë.

4- Më pas i qërojmë, i grijmë të imëta, grijmë imët dhe majdanozin, qepët jeshile dhe hudhrën. Mbi këtë masë shtojmë kripë, piper të kuq, salcën e shegës dhe vajin e ullirit.

5- I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe masën e përfituar e ndajmë në pjatancën e servisit.

6- Nga ana tjetër radhisim qoftet në tepsinë e furrës dhe i lyejmë me vaj nga para dhe pas, i pjekim në furrë të nxehur paraprakisht me 200 gradë dhe i lëmë të skuqen për gati 20 minuta. Bashkë me qoftet mund të vendosim në tepsinë e furrës dhe domatet e specat.

7- Pasi i heqim nga furra i lëmë të presin për 5-10 minuta dhe më pas i radhisim mbi masën e patllixhanit. Në cep të pjatancës vendosim edhe domatet dhe specat e pjekur në furrë.

8- Së fundmi shkrijmë gjalpin deri sa të shkumëzohet dhe e hedhim mbi qebapin me qofte dhe patllixhan.

 

Pergatiti ne shqip : Florida Kulla

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here