Receta nga Kuzhina Turke / SALLATË ME KARROTË DHE KUNGULL

0

Përbërësit: 3 kunguj me përmasë të mesme, 1 karrotë e mesme, 1 lugë gjelle me vaj luledielli, kripë, 2 gota uji me kos, 2 thelpinj hudhre, kripë. Për salcën: 1 gotë çaji me konservë misri, piper i kuq, rigon, 3 lugë gjelle me vaj luledielli dhe kripë.

Përgatitja:

1- Grijmë me rende kungujt dhe karrotën pasi i kemi larë dhe qëruar mirë. Kungujt dhe karrotën e grirë me rende dhe pak kripë i hedhim në tigan dhe i kaurdisim deri sa të thithë lëngun.

2- Më pas i lëmë të ftohen. Nga ana tjetër përziejmë kosin, hudhrën dhe kripën.

3- Mbi masën e kosit shtojmë kungujt dhe karrotën.

4- Për të përgatitur salcën hedhim vajin në tigan, shtojmë misrin dhe erëzat, i kaurdisim për pak minuta dhe i heqim nga zjarri. Kur të ftohen plotësisht i hedhim mbi sallatë. Sallatën e përgatitur mund ta lini për pak kohë në frigorifer, më pas ta servirni./ Frekuenca.net

Pergatiti: Florida Kulla

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here