Receta nga Kuzhina Turke / SALLATË ME LAKËR TË KUQE DHE ME UTHULL

0

(Koha e përgatitjes 10 minuta – Masa e përfituar: 1 kavanoz në masë të mesme)

Përbërësit: Gjysmë lakre e kuqe, uthull molle, kripë.

Përgatitja: E lajmë lakrën dhe e grijmë imët. Më pas shtojeni në një enë të gjerë. Shtojmë rreth gjysmë lugë gjelle me kripë mbi të. I përziejmë me dorë. Pasi i kemi kriposur nuk i lajmë. Më pas i shtojmë lakrat në një kavanoz. Mbi kavanoz hedhim uthull molle deri sa të mbulohen lakrat. E mbyllim fort kavanozin. Mjafton ta lini për 2-3 orë që të presë dhe më pas mund ta servirni. Nëse dëshironi një shije më të fortë e lini për një ditë. Kavanozin me sallatë mund ta ruani deri në 1 muaj në frigorifer./FREKUENCA.NET

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here