Receta nga Kuzhina Turke / SUPË ME KARROTË, SPINAQ DHE SALCË KREMOZE

0

Përbërësit: Një pjatë plot me spinaq të pastruar mirë dhe të grirë imët, 1 karrotë, 1 qepë e vogël, 2 thelpinj hudhra, 3 lugë gjelle me vaj, afërsisht 6 gota me ujë, kripë. Për salcën kremoze: 1 gotë uji me kos, 1 lugë gjelle me miell, 1 kokërr vezë. Për të hedhur lart supës gjatë servirjes: 1 lugë ëmbëlsire me gjalp, 1 lugë gjelle me vaj luledielli, 1 lugë ëmbëlsire me piper të kuq.

Përgatitja:

1- Hidhni gjalpin në tenxhere, pasi të shkrihet shtoni qepën dhe kaurdiseni deri sa të zbutet.

2- Më pas shtoni karrotën e bërë me rende dhe kaurdiseni deri sa të zbutet.

3- Shtoni hudhrën e grirë në rende bashkë me spinaqin dhe kaurdisini edhe për 2 minuta.

4- Kur të zbutet spinaqi shtoni 4 gota ujë dhe lëreni të ziejë për 5 minuta.

5- Nga ana tjetër përzieni kosin, miellin dhe vezën për salcën kremoze.

6- Shtoni nga 2-3 garuzhde nga lëngu i supës mbi salcën kremoze në mënyrë që të jetë në temperaturë të vakët dhe pasi i përzieni i shtoni në tenxhere.

7- Kontrolloni trashësinë, nëse e shihni të nevojshme shtoni dhe pak ujë.

8- Ziejeni duke e përzier vazhdimisht.

9- Pasi të ziejë lëreni dhe për 2 minuta dhe në fund shtoni kripën.

10- Pasi ta hiqni nga zjarri mund të përgatisni gjalpin, vajin dhe piperin për tia hedhur lart ose ia hidhni gjatë servirjes. Supa serviret e nxehtë.

Pershtati ne Shqip: Florida Kulla

/FREKUENCA.NET

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here