Receta nga Kuzhina Turke / SUPË ME PULË DHE PERIME

0

Përbërësit: 1 kofshë e madhe pule, 6 gota ujë, gjysmë luge gjalp, 1 lugë vaj luledielli, 1.5 lugë me miell, 1 thelb hudhre e grirë me rende, 1 karrotë e grirë, 1 spec jeshil i grirë, 1 spec i kuq i grirë, 1 gotë çaji me makarona supe, pak majdanoz i grirë imët, kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

1- Së pari lajmë kofshën e pulës dhe e vëmë në tenxhere të ziejë në zjarr të mesëm. Pasi të zihet e vendosim në një pjatë dhe e lëmë të ftohet. Pasi ftohet e ndajmë në pjesë të vogla.

2- Vendosim gjalp dhe vaj luledielli në një tenxhere. Shtojmë karrotat dhe i kaurdisim.

3- Më pas shtojmë hudhrën e bërë me rende dhe specat dhe i kaurdisim, në vijim shtojmë miellin.

4- Shtojmë lëngun e mishit të pulës, të cilin e kullojmë paraprakisht, e përziejmë mirë dhe e lëmë të ziejë.

5- Kur supa të ziejë shtojmë makaronat e supës dhe e lëmë të ziejë edhe për disa minuta.

6- Nëse supa është më e trashë se sa duhet mund të shtoni pak ujë.

7- Më pas shtojmë mishin e pulës së bërë fije fije, majdanozin, kripën dhe piperin e zi dhe e heqim nga zjarri. E servirim teksa është e nxehtë. / FREKUENCA.NET

Pergatiti: Florida Kulla

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here