Receta nga Kuzhina Turke / TARATOR ME KUNGULL DHE ARRA

0

Përbërësit: 2 kunguj gjelle, 1 qepë, 1 gotë uji me kos, 1 lugë çaji me kripë, piper i kuq pluhur, gjysmë gote me thelba arrash, 1 gotë çaji me vaj ulliri.

Përgatitja:

1- Qërojmë kungujt në formë shiritash, pra një pjesë e qërojmë dhe një pjesë jo.

2- I ndajmë më katër dhe i presim jo në formë të imët.

3- Qepën e presim në formë gjysmëhëne.

4- Vendosim tiganin në zjarr dhe shtojmë vajin e ullirit.

5- Shtojmë qepët dhe i kaurdisim.

6- Pasi të zbuten shtojmë dhe kungujt.

7- Shtojmë kripën dhe i lëmë deri sa të arrijnë në temperaturë të vakët.

8- Grijmë hudhrat me rende dhe i përziejmë me kos.

9- Përziejmë masën e kungujve dhe hudhrat me kos.

10- Në një tigan tjetër shtojmë vajin e ullirit dhe e lëmë të ngrohet.

11- Shtojmë mbi të arrat dhe piperin e kuq pluhur, i kaurdisim për gati 1 minutë dhe i hedhim mbi taratorin me kungull./ Frekuenca.net

Pergatiti: Florida Kulla

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here