Receta nga Renato Mekolli/ Fileto viçi me petë kulaçi

0
4

Përgatisni recetën speciale të filetos së viçit me petë kulaçi! Pjatë e bollshme, me shije e aromë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Kombinimi i përbërësve është burim i proteinave dhe vitaminave B6 e B12.

Përbërësit

800 gr fileto viçi

1 petë sfoliat

4 domate

1 qepë

4 thelpinj hudhre

1 tufë borzilok

Pak rozmarinë

Pak trumzë (thimo)

Pak vaj ulliri

Pak spec djegës

Kripë

Piper

Udhëzimet

Hapi 1Nisim me përgatitjen e rolesë së mishit. Në një tigan skuqim fileton e viçit me vajin e ullirit, 2 thelpinj hudhre, trumzë dhe rozmarinë.

Hapi 2Pasi të ketë marrë një ngjyrë të errët, e vendosim sipër petës së kulaçit, i hedhim kripë & piper, e mbyllim mirë dhe e pjekim në furrë në temperaturën 170 gradë për 40 minuta.

Hapi 3Nisim përgatitjen e salcës së domates. Vendosim në një tenxhere qepën, hudhrën e mbetur, vaj ulliri, borzilok, kripë dhe piper.

Hapi 4I skuqim për 15 minuta dhe më pas e kalojmë në multi.

Hapi 5Vendosim fillimisht salcën në pjatë, dhe sipër saj fileton e viçit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here