Recetat që do iu “ngrohin” gjatë ditëve të ftohta

0

Nëse jeni mërzitur nga pijet e gatshme dhe dëshironi të përgatisni pijen tuaj të ngrohtë në shtëpi ja cilat janë recetat e pijeve…

Çokollatë e ngrohtë

Përbërësit:

1 gotë qumësht

200 ml krem qumështi

120 gr çokollatë bitter

1 lugë gjelle kakao

Përgatitja:

Hidheni qumështin në një enë dhe vendoseni në zjarr. Njëkohësisht vendosni edhe kremin në një enë tjetër dhe vendoseni në zjarr. Pasi kremi të nisë të vlojë hiqeni nga zjarri dhe shtojini çokollatën, përziejeni mirë deri sa të shkrihet totalisht. Ndërkohë shtoni edhe qumështin dhe kakaon në masën me krem-çokollatë dhe vendoseni përsëri mbi zjarr. Ziejini të gjithë përbërësit për disa minuta në zjarr të ulët, pastaj hiqini nga zjarri dhe servirni të nxehtë pasi të keni mbushur filxhanët.

Salep

Përbrësit:

1 lt qumësht

1 lugë sheqer

një lugë ëmbëlsire me pluhur salep

Për të hedhur lart:

1 shkop kanelle

Përgatitja:

Hidhni salepin pluhur, sheqerin dhe qumështin e ftohtë në një tenxhere të thellë. Ziejeni qumështin në zjarr të ulët deri sa të trashet duke e përzier me anë të një përzierësi metali. Kur salepit i vjen aroma e mirë dhe i jep trashësi qumështit hidhni në filxhanët e servirjes masën e salepit që keni përgatitur. Servireni të nxehtë pasi t’i keni hedhur lart kanellë pluhur.

Kapuçino

Përbërësit:

4 lugë kafe granil

4 filxhanë qumësht

4 lugë sheqer

2 lugë ujë

Përgatitja:

Hidhni në një enë të thellë kafenë, sheqerin dhe ujin. Përziejeni deri sa të marrë ngjyrë karamele. Shkumën e masës së karamelizuar ndajeni nëpër filxhana. Zieni nga ana tjetër qumështin dhe ndajeni në pjesë të barabarta nëpër filxhanë. Kapuçino është gati për servirje.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here