Recetë/ Ëmbëlsira “kalburabasti”, shije e mrekullueshme e kuzhinës osmane

0

 

Nëse ju pëlqejnë shijet tradicionale dhe nëse në veçanti jeni të pasionuar pas ëmbëlsirave, do ju ofrojmë një recetë që do iu shtojë edhe më shumë oreksin.

Ëmbëlsira e merr emrin nga shosha (kalbura) ose kullesa në të cilën shtypet brumi i ëmbëlsirës që të marrë formë. Motivet mbi ëmbëlsirë formohen pasi të jetë mbajtur shtypur për pak sekonda mbi shoshë ose kullesë. Ëmbëlsirën “kalburabasti” mund ta përgatisni lehtësisht me përbërësit që keni në shtëpinë tuaj.

Përbërësit:

Gjysmë pako gjalpë (125 gr.)

1 gotë uji me vaj

1 gotë çaji me ujë

Gjysmë lugë çaji karbonat (sodë)

5 gota miell (afërsisht)

Për të vendosur brenda saj:

– Arra

Për sherbetin:

– 2. Gota sheqer

– 2.5 gota ujë

– 1-2 pika limon

 

– 1 lugë gjelle pekmez

Përgatitja:

Hedhim gjalpin në një enë të thellë. Mbi të shtojmë ujë dhe vaj. Punohet mirë pasi shtohet soda dhe mielli. Pas përgatitjes së brumit lëreni të presë për pak kohë. Në anën tjetër ziejeni sheqerin dhe ujin për 6-7 minuta. Pak para se të vlojë sherbeti hidhni mbi të pikat e limonit. Pasi sherbeti të jetë ftohur pak shtoni pekmezin.

Jepini formë me duar brumit që ka pushuar dhe është fryrë. Për t’i dhënë formën e shoshës mund të përdorni shoshë ose rende. Këpusni copë të vogla nga brumi dhe pasi të vendosni arra brenda tij mbylleni. Pasi t’i keni radhitur në tepsinë e furrës mbi të cilën kemi vendosur letër pjekjeje piqini deri sa të skuqen në 180 gradë. Pasi të ketë filluar të skuqet nxirreni nga furra dhe hidhni sherbetin mbi të (sherbeti do të jetë i ftohtë, ndërsa ëmbëlsia e nxehtë). Lart mund ta zbukuroni me fëstiqe jeshile ose arrë kokosi.

Ju bëftë mirë!

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here