Recetë/ Pogaçe me suxhuk

0

Dilim Pogaça Tarifi

Përbërësit:

1 gotë çaji qumësht i vakët

1 gotë çaji ujë i vakët

½ gotë çaji vaj lule dielli

1 kokërr vezë

½ pako maja e thatë (1 lugë ëmbëlsirë)

1 lugë gjelle sheqer

1 lugë ëmbëlsire kripë

4-5 gota miell

Përbërësit për harxhin e brendshëm

Gjysmë kg suxhuk

Djathë kaçkavall i bërë me rende

Për të vendosur mbi pogaçe

E verdhë veze

Susam

Përgatitja:

Në një enë të thellë hedhim majanë dhe sheqerin. Mbi të qumështin dhe ujin e vakët dhe i përziejmë. Më pas shtojmë vajin, një kokërr vezë, kripën dhe 4.5 kg miell. Përfitojmë një masë brumi të butë, por që nuk ngjit. Pasi ta kemi punuar mirë brumin e lëmë të presë 1 orë.

Dilim Pogaça

Më pas brumin e ardhur e ndajmë në 3 pjeesë. Hedhim pak miell mbi tavolinën apo sofrën ku do të hapim petat. E hapim petën në formë katrore. Në njërën prej anëve më të gjera të petës vendosim suxhukun e prerë në formë fetash. Ndërsa mbi suxhuk vendosim djathin kaçkavall të bërë me rende. E përgatisim petën në formë ruloje dhe presim copëza nga ajo në një gjerësi prej 2 gishtash. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me petat e mbetura.

Copëzat e pogaçeve i vendosim mbi tepsinë e furrës në të cilën kemi shtruar letrën e pjekjes. I lyejmë me anë të një furçe me të verdhën e vezës. Ndërsa më pas hedhim susam sipas dëshirës. I lëmë të presin për rreth 15 minuta brenda tepsisë.

Më pas i pjekim për rreth 25 minuta në furrën që e kemi nxehur më para.

Pasi ti kemi nxjerrë nga tepsia mund t’i servirim të nxehta ose të vakëta bashkë me çaj, qumësht ose lëng frutash.

 Ju bëftë mirë!

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here