Përbërësit:
1 kg mish i grirë viçi
1 kokërr qepë
2 kokrra patate
1 vezë
2 feta bukë
kripë
Përgatitja:
Grini në rende qepën dhe patatet. Lagni fetat e bukës dhe thërmojini. Hedhim në një enë qepën, patatet, vezën dhe kripën. Gatuajini aq sa të marrin një trajtë të njëtrajtshme. Të marrim pjesë të vogla nga brumi i qofteve dhe e përgatisim në formën që dëshirojmë. I skuqim ngadalë qoftet në vaj luledielli. Qoftet e Azerbajxhanit mund t’i servirni bashkë me domate ose me patate të skuqura.