Recetë/ Qofte me thjerrëza

0

Mercimek Köfte Tarifi

Përbërësit e qoftes:

2 gota çaji me thjerrëza të kuqe

1 gotë me bullgur të imët për qofte

4.5 gota çaji me ujë të nxehtë

2 kokrra qepë të grira imët

1 lugë gjelle salcë speci

2 lugë gjelle salcë domateje

1 lugë gjelle gjalpë

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë kafeje me kripë

Përbërësit e sallatës

3-4 qepë të njoma

1 tufë majdano

mendër e njomë

kopër e njomë

1 lugë ëmbëlsire me spec të kuq

gjysmë luge kafeje me qimnon

1 lugë kafeje me spec të zi

gjysmë limon

1 lugë gjelle me salcë shege

1 lugë kafeje me kripë

Përgatitja:

Lajmë thjerrëzat dhe i hedhim në tenxhere. Hedhim mbi të ujë të nxehtë dhe e lëmë të ziejë deri sa të zbuten. Nëse thjerrëzat nuk janë zier i shtojmë edhe pak ujë. Më pas hiqeni nga zjarri, shtoni bullgurin e posaçëm për qofte dhe e përziejmë. I vëmë kapakun tenxheres dhe e lëmë në një anë që të avullojë. Hidhni në tigan qepën e grirë imët, 1 lugë kafeje me kripë, vajin e ullirit dhe gjalpin. Vazhdojmë ta përziejmë deri sa qepët të ndryshojnë ngjyrë. Shtoni specat dhe domatet mbi të dhe përziejini dhe për 1-2 minuta. Masën me qepë e hedhim brenda thjerrëzave. E përziejmë mirë brumin e qofteve. Më pas shtojmë qepën, majdanozin, mendrën dhe koprën e njomë të grirë imët. Më në fund shtoni erëzat, lëngun e limonit, salcën e shegës dhe 1 lugë kafeje me kripë dhe e përziejmë përsëri. Sasinë e erëzave mund ta përcaktoni sipas dëshirës suaj. Më në fund kontrolloni kripën dhe salcën e shegës.  Pasi të kemi shkëputur copëza sa kokrra e limonit nga brumi i qoftes i japim asaj trajtën e një foleje dhe kështu përgatisim të gjithë qoftet me thjerrëza. Gjatë servirjes mund të vendosni trangull, domate dhe majdanoz të grirë imët brenda foleve prej qoftesh.

Mercimek Köfte Tarifi

Nëse dëshironi mund ta zbukuroni pjatën me feta limoni.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here