Recetë/ Si të përgatisni marmalatë me karafil të egër

0

Jemi pikërisht në periudhën kur trëndafilat e egër janë të gatshëm për t’u mbledhur. Për këdo që njeh dobitë e këtij “fruti pyjor” të shoqëruar me gjemba, të përgatisë disa receta të trëndafilit të egër për t’i vendosur pranë përgatitjeve të tjera për dimër, është e domosdoshme. Aq më tepër nëse kanë shijuar qoftë edhe një herë marmalatën apo çajin e tij.

Por në kundërshtim me produktet e tjerë të kësaj stine, trëndafilin e egër nuk mund ta gjeni në tezgat që shëtisni çdo ditë, aq më tepër të njomë. Përse pikërisht të njomë? Sepse nëse duam të përfitojmë një marmalatë mbresëlënëse dhe që ta shijojmë në maksimum, trëndafilat e egër që do të përdorim për marmalatë duhet të jenë të njomë, pra pothuajse të sapo mbledhur. Nuk do ishte ide e keqe të mblidhnim ne vetë sasinë që na duhet, aq më tepër duke pasur parasysh se në shtetin tonë ky produkt gjendet me bollëk.

Le të kalojmë në përgatitjen e marmalatës, me të cilën mund të zbukuroni tryezat e mëngjesit gjatë muajve të ftohtë të dimrit, mund të lyeni bukën e fëmijëve të cilët e hanë mëngjesin duke qenë gjysmë të fjetur, por njëkohësisht mund të ofroni një alternativë të mirë për shtatzënat, fëmijët apo të rriturit që kanë probleme me aneminë.

Përbërësit:

1 kg trëndafil i egër

5 gota ujë

3 gota sheqer (1+1 sipas sasisë së puresë së trëndafilit që do të përfitojmë pas zierjes së tij), lëngu i gjysmë limoni

Përgatitja:

Lajini trëndafilat e egër pa i mbajtur shumë në ujë dhe lërini të kullojnëç hiqni me thikë pjesën e sipërme dhe të bishtit të trëndafilit të egër.

Vendosni trëndafilin e egër në tenxhere me korent, hidhni 5 gota ujë mbi ta (sasia e ujit duhet të jetë dy gishta lart trëndafilave të egër, prandaj kjo sasi mund të tregojë ndryshueshmëri). Lërini të ziejnë për 25 minuta.

Frutat e zier dhe të gatshëm për t’u shtypur i shtypim mbi lëngun e mbetur në tenxhere.

Më pas hidhini në një kullesë dhe kaloni nga kullesa një sasi prej 3-3.5 gotash duke i shtypur me dorë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here