Partia Socialiste shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me opozitën lidhur me reformën zgjedhore.
Pak minuta pas deklaratës së Bashës kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar jo vetëm me opozitën ‘tradicionale” që e quajti PD-në por dhe me LSI-në të cilën e quajti “opozitë sezonale”
Sa i takon tre kushteve te PD-se, -Votimi dhe numërimi elektronik, Të ulet roli i kryetarëve dhe partive politike si dhe të fuqizojë dhe japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësimit të tyre në parlament dhe gjithë organeve vendimarrëse”– Balla i kujtoi Bashes se nuk mund të ulesh me kushte dhe se kushti bazë është vota e emigrantëve.
“Në reformën zgjedhore nuk mund të ulesh me kushte. Kushti bazë është vota e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Ftesa jonë për një tryezë politike për të bashkëdiskutuar është për të dyja opozitat edhe për PD-në opozitë tradicionale edhe për opozitën sezonale të LSI-së”, tha Balla.
Balla tha se javën e ardhshme do të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore.
“Ne jemi të gatshëm në sancën më të parë të ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore për të adresuar çështjet e lëna pezull e të padresuara nga raportet e OSBE/ ODIHR. Menjëherë sa po të nisë puna të gjitha çështjet që ka adresuar zoti Basha janë pjesë e shqyrtimit”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist.