Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj në takim me përfaqësuesit e ODIHR-it! Zbulohen diskutimet

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj zhvilluan një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Gjiknuri bën me dije se gjatë këtij takimi, u diskutua për procesin e reformës, angazhimin e përbashkët dhe ndihmën që do të mund të japë OSBE/ODIHR për komisionin.

Deklarata e Gjiknurit:

Bashkë me kolegun e opozitës Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, zhvilluam një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it.

Diskutuam mbi procesin e reformës, angazhimin e përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur dhe ndihmën që do të mund të japë OSBE/ODIHR për komisionin.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here