Refugjatët në Lesbos/ Gjermania premton se do të marrë 1 500 emigrantë nga ishulli grek

0
16

BERLIN

Gjermania dëshiron të marrë rreth 1 500 migrantë të bllokuar në ishujt grekë, pasi një zjarr shkatërroi një kamp të mbipopulluar, thanë burimet qeveritare të martën, në një gjest solidariteti me shtetin tjetër anëtar të Bashkimit Evropian.

Vendimi nga Kancelarja Angela Merkei pason një rritje të sondazheve në opinion nga partia e saj konservatore, në kurriz të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), pas asaj që shihet gjerësisht si trajtimi i qëndrueshëm i krizës së koronavirusit, shkruajnë mediat e huaja.

Më shumë se 12 000 njerëz, kryesisht azilkërkues nga Afganistani, Afrika dhe Siria, mbetën pa strehë, pa kanalizime të duhura ose ushqyerje, pasi një zjarr shkatërroi kampin e migrantëve Moria në ishullin e Lesbos javën e kaluar.

Burimet e qeverisë gjermane i thanë Reuters se Gjermania do të strehojë migrantë, kërkesat e azilit të të cilëve tashmë janë pranuar dhe kishin qenë në Lesbos.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se ishte bërë një propozim, të cilin anëtarët konservatorë të parlamentit do ta diskutonin më vonë të martën.

Greqia ka qenë prej kohësh e ngarkuar nga numri i migrantëve që mbërrijnë nga deti dhe ka rreth 30 000 refugjatë dhe migrantë në ishujt Grekë.

Çështja e migrimit vazhdon të ndajë BE-në, e cila nuk ka arritur të hartojë një politikë të përbashkët azili pesë vjet pasi Merkel hapi dyert e Gjermanisë për 1.2 milion njerëz që kërkojnë mbrojtje.

AfD hyri në parlamentin gjerman për herë të parë dy vjet më herët dhe është partia kryesore e opozitës. Në mesin e 1 500 migrantëve që do të sillen në Gjermani nga Greqia janë edhe 100-150 fëmijë, që qeveria e Merkel dëshiron t’i marrë.

Sondazhet tregojnë se një shumicë e gjermanëve favorizojnë mikpritjen e migrantëve që kanë nevojë për mbrojtje edhe pse Ministri i Brendshëm Horst Seehofer është përballur me thirrje nga politikanë rajonalë dhe lokalë se po lehtësohet barra e Greqisë, me marrjen e migrantëve.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here