Refuzoi të mbajë maskën gjatë udhëtimit, e pëson keq e reja italiane

0
26

Një grua nga Italia që jeton në Bullgari është dënuar me gjashtë muaj burgim, për shkak se kishte refuzuar që gjatë udhëtimit me aeroplan nga Malta drejt Italisë të bartë maskë mbrojtëse.

E për shkak të refuzimit të saj, piloti i aeroplanit është rikthyer në Maltë, pak momente pasi ishte nisur drejt Italisë, transmeton Telegrafi.

Me të zbritur në tokë 24-vjeçarja është arrestuar dhe më pas është nxjerrë në bankën e të akuzuarve – ku ka pranuar se kishte refuzuar t’i bindet urdhrave të ekuipazhit.

E gjatë debatit të nxehtë që e kishte pasur me stjuardesat gjatë fluturimit që zgjatë 20 minuta, ajo është dënuar me gjashtë muaj burgim.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here