Regjistrohet rasti i parë i koronavirusit në Gjermani

0
9

Për herë të parë në Gjermani, autoritetet kanë regjistruar rastin e parë të koronavirusit të tipit të ri (2019-nCoV) i cili u përhap nga qyteti Wuhan i Kinës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë bavareze të Shëndetësisë, bëhet fjalë për një person të infektuar me virusin në rajonin Starnberg.

Grupi punues për infeksione, i formuar në Departamentin e Shëndetësisë dhe Ushqimit të shtetit bavarez, ka thënë se personi i prekur është në gjendje të mirë, është marrë në karantinë dhe po mbahet nën vëzhgim.

Në njoftim thuhet se personat me të cilët pacienti ka pasur kontakt janë informuar detajisht mbi simptomat e mundshme, masat parandaluese higjienike dhe mënyrat e ngjitjes së virusit, ndërsa theksohet se aktualisht, gjasat e bavarezëve për t’u infektuar me virusin e ri janë “të ulëta”.

Ndryshe, 106 njerëz kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e epidemisë së koronavirusit të tipit të ri i cili për herë të parë u vërejt më 12 dhjetor në Wuhan, ndërsa gjithsej 4.515 janë infektuar./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here