Rënia e ashensorit në Astir, lirohet nga burgu tekniku: Nuk kam faj, tre ditë para aksidentit e kam rregulluar

0

Gjykata e Tiranës ka lënë në ‘arrest shtëpie’ teknikun e ashensorit që ra pak ditë më parë në Astir, Dëfrim Shabanajn, ku mbetën të plagosura dy vajza, njëra prej tyre shtatzënë.  Para gjykatës ai ka deklaruar se e tre ditë para se të ndodhte aksidenti e ka rregulluar dhe se nuk është faji i tij.

Për të nxjerrë shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësinë penale, prokuroria ka kërkuar 1 muaj afat për kryerjen e veprimeve hetimore si dhe një muaj burg për teknikun e ashensorit. Por kërkesa për lënien në burg të teknikut është rrëzuar nga gjykata.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here