“Revizori” i teatrit të Durrësit fitues i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”

0

DIBËR, 12 shtator /ATSH-MIA/ – Në edicionin e 20-të të festivalit “Teatri shqiptar në
Maqedoninë e Veriut”, i cili në mënyrë tradicionale mbahet në Dibër, triumfoi teatri “Aleksandër Moisiu”, shfaqja e të cilit “Revizori” në regji të Driada Dervishit u shpall si më e mira.

Aktori Gentian Zenelaj u shpall si aktori më i mirë.

Çmimin “Sulejman Pitarka” për regjinë më të mirë e mori Zana Hoxha nga Teatri Kombëtar i Prishtinës për dramën “Zgjimi pranveror”.

Çmimin për aktoren më të mirë, për herë të dytë, e mori Vjollca Bekteshi nga Teatri Shqiptar i Shkupit.

Shfaqjet e teatrove nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova u mbajtën në sallën e koncerteve në Qendrën e Kulturës, duke ruajtur protokollet për mbrojtje nga Covid-19./ a.jor./ata.gov.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here