Milan po planifikon që në krye të skuadrës ta sjell Antonio Coten ose Carlo Ancelottin
Drejtuesit e Milanit po mendojnë që gjatë verës së ardhshme në krye të skuadrës ta sjellin një trajner të madh.
Rezultatet e dobëta në gjashtë javët e para të Serie A, kanë bërë që besimi i “Rossonerëve” në trajnerin aktual, Vincenzo Montella të humbë.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milan po planifikon që në krye të skuadrës ta sjell Antonio Coten ose Carlo Ancelottin.
Conte është trajneri i Chelseas, derisa Ancelotti i Bayern Munichut. Por, të dy trajnerët gjatë verës mund të largohen nga ekipet e tyre.
Kurse, gjatë këtyre ditëve si trajner të mundshëm të Milanit janë përmendur edhe: Paulo Sousa, Walter Mazzarri dhe Thomas Tuchel.