Rikonstruksioni i dy godinave në “Qytetin Studenti”, Bashkia e Tiranës jep zgjidhjen për studentët, akomodohen në një godinë tjetër

0

Të gjithë studentët, të cilët aktualisht janë të strehuar në godinat nr.4 dhe nr.14 në Rezidencën Studentore Nr.1, do të akomodohen po brenda “Qytetit Studenti”.

Bashkia e Tiranës do të strehojë studentët që jetojnë në këto dy godina në një godinë tjetër, ndërkohë që rikonstruksioni do të nisë pasi të jenë sistemuar të gjithë në godinën e re.

Pas shumë viteve harresë, Bashkia e Tiranës nisi rikonstruksionin e të gjitha godinave në “Qytetin Studenti”, me qëllim përmirësimin e kushteve për studentët. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës subvencionon 50% të kostos së konvikteve për të gjithë studentët, si dhe jep abonenë e transportit falas për ta. Krahas dhomave me standarde, në godinat e rikonstruktuara, bashkia ka krijuar edhe biblioteka dhe salla leximi.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here