Rikonstruksioni i “Shaqir Lleja”, kushte optimale për 182 nxënës dhe 65 fëmijë

0

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Shaqir Lleja” në Bushnesh të Krujës, ka përmirësuar kushtet për 182 nxënës, 65 fëmijë të kopshtit dhe për 17 mësues.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë publikoi sot disa foto nga shkolla 9-vjeçare “Shaqir Lleja” në Bushnesh të Krujës e rikonstruktuar pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Të lumtur dhe krenarë që mbështetja e BE-së në rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Shaqir Lleja” në Bushnesh të Krujës, ka përmirësuar kushtet jo vetëm për 182 nxënësit dhe 65 fëmijët në kopsht, por edhe për 17 mësues”, thekson Delegacioni i BE.

“Tërmeti dhe pandemia i shtuan ndjesitë negative, pasi ndikuan në cilësinë e të nxënit tek nxënësit tanë. U desh kontributi i Bashkimit Evropian dhe UNDP që të kemi tashmë një shkollë të re funksionale dhe bashkëkohore për fshatin tonë, e cila erdhi si dhuratë për fëmijët dhe komunitetin tonë prej 3500 banorësh”, shprehet Hamit Dema, mësues në shkollën “Shaqir Lleja”./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here