Rindërtimi, dorëzohen 802 shtëpi në Shijak, Rama: Vijon puna edhe për 31 pallate ku do të akomodohen 660 familje

0

Kur kanë kaluar 2 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, duket se disa plagë të kësaj ngjarje të hidhur për Shqipërinë kanë filluar të mbyllen. Familjet që mbetën pa shtëpi, po marrin tashmë një banesë të re ku do të rindërtojnë jetën e tyre.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë dorëzuar 802 shtëpi në Shijak, teksa shton se vijon puna edhe për ndërtimin e 31 pallateve.

“Mirëmëngjes dhe nga Shijaku ku pas dorëzimit të 802 shtëpive puna vijon pa u ndalur dhe për 31 pallate ku do të akomodohen edhe 660 familje, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Rindërtimi po ecën me ritme të shpejta, teksa qeveria ka vendosur si afat për përfundimin e të gjithë këtij procesi, pranverën e këtij viti.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here