Risia e WhatsApp do t’ju habisë

0

Më në fund aplikacioni me 1 bilion përdorues, “WhatsApp” po bën ndryshime për mirë. Risia më e fundit do t’ju gëzojë.

Sa herë ju ka ndodhur të jeni penduar për një mesazh që keni dërguar? Me siguri shumë herë. Mirëpo WhatsApp e ka gjetur zgjidhjen dhe së shpejti do të mund t’i bëni “unsend” ose “delete” mesazheve. Por prisni!

E keqja është se mesazhet mund të fshihen vetëm brenda 5 minutave nga koha që e keni dërguar mesazhin. Gjithashtu edhe mesazhet që janë lexuar nga marrësi nuk mund të fshihen.

WhatsApp po punon për të sjellë “Unsend” në ios dhe Android dhe pritet të funksionojë për të gjitha llojet e mesazheve si: tekst, foto, video, GIF dhe dokumente.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here