Rrëfehet “Zejnep”: Nuk dua ta rris fëmijën tim e vetme, familja është e rëndësishme

0
3

Aktorja Cansu Dere ka luajtur në disa seriale të njohur turk, por mes tyre ajo ka dalluar me rolin e “Zejnepit” në serialin “Nënë”. Ky serial me historinë e tij preku të gjithë publikun dhe pati shumë sukses. Në këtë serial, Dere luan rolin e një vajze që shpëton një vogëlushe me emrin Melek e cia keqtrajtohet nga prindërit. Edhe pse në këtë histori, ajo e rrit e vetme vogëlushen, në realitet Cansu Dere nuk e dëshiron diçka të tillë. Në një intervistë me një revistë turke, aktorja është shprehur se familja është shumë e rëndësishme, por i respekton gratë që vendosin t’i rrisin fëmijët të vetme. Dere tha se ajo vetë nuk do ta ndërmerrte një hap të tillë. “Mendoj se të kesh një familje, e bën mëmësinë më të lehtë. Nëse një vajzë zgjedh të mos krijojë familje, vendos të përballet edhe me vështirësitë, domethënë që vërtet dëshiron të jetë nënë, sa bukur! Megjithatë kjo nuk është diçka që unë do ta bëja”-tha aktorja. Kujtojmë që Cansu Dere është e famshme edhe për rolin e “Ejshanit” në serialin “Ezel”. Aktorja 39-vjeçare është përpjekur gjithnjë ta mbajë larg syrit të publikut jetën e saj private./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here