Rrëzohet projektvendimi i Komisionit për Investimet strategjike! Ja sa ishte rezultati

0

Në seancën e sotme plenareu diskuta për rrëzimin e Komisionit për Investimet Strategjike. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar deputetë që të bllokojnë komisionin. Përgjigjen se pse u rrëzua, e mori nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së i cili tha se objekti i Komisionit Hetimor, duhet të respektojë norma kushtetuese dhe se nuk duhet të cenojë pavarësinë dhe veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera.

Komisioni për Investimet Strategjike është rrëzuar. 38 deputetë votuan pro dhe 74 kundër ndërsa nuk ka pasur abstenime.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here