Rriten ndjeshëm kërkesat për azil në Shqipëri

0
5

Numri i emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shqipëri vijon të rritet. Edhe pse jemi në situatë pandemie, përfaqësuesi i UNHCR në Shqipëri, Pablo Zapata tha se vetëm 5 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 3,629 emigrantë të paligjshëm, 30 % më shumë se një vit më parë. Shumica prej tyre kanë kërkuar azil në Shqipëri.

“Kanë kërkuar azil vetëm 2050. Nga personat që kanë kërkuar azil në Shqipëri brenda këtij viti, 80 % janë nga vendet në konflikt. 40% janë femrat dhe fëmijët. Brenda azilkërkuesve, 40 % janë gra dhe fëmijë..

Duke u ndalur tek përfshirja e tyre në aktivitete kriminale në vendet pritëse, drejtori i UNHCR thotë se një grup i vogël emigrantësh të paligjshëm nga Afrika e Veriut po krijojnë probleme në këtë drejtim.

“Ka probleme me disa persona, por që janë njerëz që nuk vijnë nga Siria apo vendet që kanë probleme me luftën. Kemi në Shqipëri njerëz që vijnë nga Afrika e Veriut”.

Vetëm gjatë vitit 2019 në Shqipëri kanë hyrë 11 mijë refugjatë dhe 7 mijë prej tyre kanë kërkuara azil. Afro 3/4 e të ardhurve dhe azilkërkuesve janë nga vendet në konflikt. Sirianët dhe irakianët përbëjnë gjysmën e të ardhurve dhe të kërkesave për azil. Ndërkohë që sipas statistikave vetëm 140 refugjatë jetojnë në Shqipëri./Burimi: Tv Klan

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here