Rriten rastet me Covid-19, Pekini mbyll parqet, muzetë dhe qendrat tregtare

0

Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Pekini ka mbyllur parqet, qendrat tregtare dhe muzetë të martën, ku shumë qytete kineze rifilluan testimin masiv për COVID-19, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Të hënën, Kina raportoi 28,127 raste të reja që prej raportimit të fundit në muajin Maj, në qytetin jugor të Guangzhou dhe komunën jugperëndimore të Chongqing që përbënin rreth gjysmën e totalit.

Në Pekin, rastet po arrijnë nivele të reja çdo ditë, duke nxitur thirrje nga qeveria e qytetit që banorët të qëndrojnë në shtëpi, të respektojnë masat dhe të tregohen të kujdesshëm.

Vala e fundit po teston rregullimet e fundit që Kina ka bërë në politikën e saj zero-COVID, e cila u kërkon autoriteteve të jenë më të ashpër në masat e tyre kundrejt njerëzve, e cila është në të mirën e tyre për të parandaluar rrezikun e valës së re të Covid-19.

Komuna e Tianjin, afër Pekinit, të martën urdhëroi testime në mbarë qytetin, pas një njoftimi të ngjashëm të dielën nga Shijiazhuang.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here