Rritja e çmimit të energjisë/ Tabaku i drejtohet bordit të ERE: Nuk jeni noterë të qeverisë, interesat e qytetarëve parësorë

0

Tabaku u shpreh se në propozimin e FSHU-s mungon parashikimi i numrit të abonentëve që konsumojnë më shumë se pragu i vendosur ndërsa shtoi se duhet të vendosur një fashë e mbrojtur në një sasi më të ulët energjie.

Ajo shtoi se ERE nuk ka për detyrë të jetë noter i vendimeve të qeverisë pasi është organ i pavarur prej saj. Sipas Tabakut, në rastet kur ka pasur ulje të çmimit të energjisë elektrike në botë, qeveria nuk ka bërë asnjë kërkesë që kjo të ndodhë edhe me abonentët vendas.

“Kompania llogaritjet i ka bërë në sasitë që do të konsumohen mesatarisht bazuar në vitin e kaluar. Nuk kuptohet nëse parashikon rënie të numrit të abonentëve që konsumojnë më shumë se 800. Duke u nisur nga fakti që qeveria e ka marrë këtë masë, ka miratuar zv/kryeministria rritjen e kostos, ju thotë ju ne e kemi formalizuar një vendim.

Përfitimet e pritura janë ulja e sasisë së konsumuar nga familjarët. Kosto nga rivendosja e fashës dihen. Unë jam për vendosjen e një fashe të mbrojtur por kjo mund të ketë probleme në zbatim. Raportet e ERE-s thonë se heqja e kësaj fashe kanë ndihmuar për uljen e humbjeve në rrjet. Rrezikon që kjo politikë ta përkeqësojë situatën dhe të jetë barrë shtesë për një bazë familjesh. ERE është i pavarur nga qeveria. Nuk ka për detyrë të jetë noter i vendimeve të qeverisë. Duhet të evidentojmë që ERE ka synim përmirësimin e treguesve ekonomikë.

Kemi analizuar disa raporte të ERE-s për shëndetshmërinë dhe efektivitetin e shpenzimeve që janë kryer në këtë sektor. Unë besoj se duhet të shohë edhe interesin publik. Ne nuk e parashikojmë dot si do të shkojë çmimet. Kur ka pasur rënie pse nuk erdhi qeveria të thotë që duhet një ulje çmimi këtu. Momenti që po marrim për rritjen e çmimit të energjisë është i pakthyeshëm”, deklaroi Tabaku.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here