Rrjedhje gazi në një shkollë tek “Don Bosko” në Tiranë, evakuohen nxënësit, 6 prej tyre dërgohen në spital

0
8

TIRANË
Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku ka pasur rrjedhje gazi në një shkollë dhe 6 nxënës kanë përfunduar në spital.

Burime zyrtare bënë me dije se rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve.

Gjithashtu janë dërguar në spital, 6 prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here