Rruga e re Kardhiq-Sarandë në përdorim të mjeteve, për pak ditë

0

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se edhe pak ditë kanë mbetur që rruga e re Kardhiq-Sarandë të mbarojë dhe të vihet në përdorim për të gjitha mjetet.

ARRSH publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga rruga e re e ndërtuar me të gjithë elementët dhe standardet e sigurisë.

Rruga Kardhiq – Delvinë është një nga akset kryesore, në infrastrukturën rrugore të vendit. Puna për ndërtimin e saj ka vijuar intensivisht, me përparësinë që ky investim t’i japë një hov të mëtejshëm turizmit në vendin tonë.

Rruga Kardhiq–Delvinë shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, dhe është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës.

Gjithashtu ky aks siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës, për të vijuar përmes Nivicës.

Punimet në aksin Kardhiq–Delvinë, në jug të vendit, me gjatësi 16 km, po vijojnë me intensitet, ndonëse në një terren tejet të vështirë. Ato do të përfundojë më 2 korrik./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here