“Ryanair” anulon fluturimet, ja arsyeja

0

Kompania e madhe ajrore “Ryanair” ka vendosur të anulojë fluturimet ku përfshihen rreth 400 mijë pasagjerë. Kështu deklaroi CEO i kompanisë irlandeze Michael O’Leary.

Sipas llogarive të tyre kërkesat për dëmshpërblim kapin shifrën 20 milionë euro. Në faqen e “Ryanair” ëshë publikuar lista e gjatë me fluturimet e anuluara deri në muajin tetor. Më herët kompania kishte njoftuar se do të anulonte 40-50 fluturime në ditë gjatë javëve të ardhshme (deri në 2100 të tilla deri në tetor).

Arsyeja?! Për të përmirësuar “përpikmërinë” që sipas tyre ka zbritur në 80% pas vonesave e grevave të kontrollorëve të fluturimit, pas kohës së keqe dhe pushimeve të shumta të pilotëve dhe ekuipazheve.

Ky vendim ka revoltuar klientët, që janë shqetësuar për blitetat e blera tashmë. Të shumtë janë ata që kërkojnë dëmshpërmbim.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here