Sa do të ndryshojë nga Iphone 11? Zbulohen dizajnet e para të Iphone 12

0
6

Sikur të mos mjaftonin telashet e Apple me zbulimin e javës së kaluar se gjurmonte përdoruesit pa dijeninë e tyre, tashmë dizajnet e para të iPhone 12 janë zbuluar por nuk është ky problemi.

Sajti japonez Macotakara ka përvetësuar dy modelet të iPhone 12 të printuara në 3D dhe mesa duket Apple do të vijojë me dizajnin e vjetër të iPhone X.

Por nuk është thjeshtë pamja e cila nuk ka ndryshuar por edhe dimensionet e tyre. Macotakara thotë se iPhone 12 do të ketë pothuajse të njëjtat dimensione me iPhone 11.

Madje për të përkeqësuar më tutje situatën, iPhone 12 do të jetë më i trashë në 8.1mm krahasuar me 7.1mm që është iPhone 11 citon raporti.

Arsyeja? Padyshim integrimi i teknologjisë 5G. Një tjetër detaj që bie në sy janë skajet e telefonit të cilët kanë një hark më të gjerë si për tju përafruar dizajnit të vjetër të iPhone 4.

Sa autentik mund të jetë raporti? Macotakara thotë se modelin 3D të printuar e ka marrë nga një burim në gjigantin Kinez Alibaba dhe është vetëm një prej disa dizajneve që Apple po punon në këtë pikë.

Në fund, ato që do të joshin më tepër konsumatorët janë ekrani 120Hz, riprezantimi i Touch ID dhe përfshirja e një kamere 3D së bashku me teknologjinë 5G.

A ja vlen të pritet iPhone 12? Në letër po, por mungesa e ndryshimeve estetike dhe qëndrimi me një dizajn që sillet prej dy vitesh janë arsye të mjaftueshme për ti bërë blerësit të mendohen dy herë. /PCWorld Albanian

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here