Sadri akuzon Kaderin se i ka vjedhur paratë, ajo i bën të papriturën, nesër në “Lule të vetmuara”

0
226

Meral dhe Kader shkojnë në shtëpinë e Sadriut dhe mësojnë se kasaforta e tij është vjedhur. Maxhide akuzon Kaderin se ka vjedhur paratë. Kader betohet se nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë. Kader kërkon që Meral ta mbështesë por ajo qëndron e heshtur. Sadriu i thotë Kaderit se e ka falur por nuk do të shkelë më kurrë në shtëpinë e tij. Kader e cila është e pafajshme përpiqet të mbrojë veten por askush nuk e beson. Ajo mbetet e zhgënjyer nga Meral e cila nuk i doli në krah. Selen fton Gynejin të festojnë për fitoren e tij në universitet por ai nuk pranon të festojë pa Songylin. Kader denoncon në polici Sadriun. Policia shkon në shtëpinë e Sadriut për të marrë gjurmët e gishtave. Zehra fsheh paratë në dhomën e njërës prej shërbyeseve për të shpëtuar Meralin dhe Kaderin. Xhemre i kërkon Nerimanit leje për të dalë me Serkanin por ajo nuk e lejon. Xhemre me ndihmën e Ejlylit arratiset nga konvikti. Serkan organizon një surprizë romantike për Xhemrenë dhe e lumturon pa masë. Surpriza prishet kur Serkan bie pa ndjenja./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here