Samiti i BE-së/ Rama ia thotë në sy gazetares bullgare: Jeni një turp! Do e ndërtojmë Europën në vendin tonë (VIDEO)

0

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat nga Samiti i BE-së në Bruksel ku ka akuzuar drejtpërdrejte Bullgarinë se në mënyrë të turpshme po mban peng anëtarësimin e dy vende anëtare të NATO-s.

Ai gjithashtu u shpreh kritik për 26 vendet anëtare të unionit, pasi sipas tij po ulen dhe po shfaqin një skenë impotence.

Teksa u pyet nëse ka frikë se do të jetë Shqipëria, viktimë, Rama tha: “Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tonë”.

Rama u pyet edhe nga media bullgare të cilëve u tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here