Samiti i Ministrave të Shëndetësisë të Ballkanit, Manastirliu kërkon njohjen e certifikatës elektronike të vaksinimit: Shqipëria vend i sigurt

0

Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim dhe Ministri Gjerman i Shëndetësisë konfirmuan se tre vende të Ballkanit Perendimor janë ‘zona të gjelbërta’ dhe theksuan se po punohet për njohjen e certifikatave të vaksinimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte sot pjesë e Samitit të Ministrave të Ballkanit Perendimor, i drejtuar nga Ministri Gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Manastirliu, në fjalën e saj tha se situata epidemiologjike në Shqipëri është e përmirësuar dhe kërkoi njohjen e certifikatës tonë elektronike të vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian. “Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, -tha Manastirliu.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here