Samiti në Antalia, Xhaçka: Mirënjohëse ndaj Turqisë për forcimin e bashkëpunimit, Shqipëria e përkushtuar për lidhje më të ngushta me fqinjët

0

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pasi ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) në Antalia të Turqisë. Në reagimin e saj Xhaçka shkruan se ndihet mirënjohesë ndaj Turqisë për forcimin e bashkëpunimit në shëndet, kulturë, turizmin, siguri. Sipas saj Shqipëria mbetet e përkushtuar për lidhje gjithnjë e më të ngushta me fqinjët.

“Kam marrë pjesë sot në Samitin # SEECP në Antalia. Mirënjohëse ndaj Turqisë për forcimin e bashkëpunimit mbi shëndetin, kulturën, turizmin, sigurinë, infrastrukturën ndër-rajonale. I uroj çdo sukses CiO-së Greke të ardhshme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për lidhje gjithnjë e më të ngushta me fqinjët”, shkruan ministrja.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here