Saranda ul çmimet, por turistët mbeten të pakët

0
35

Kemi hyrë në 15-ditshin e dytë të korrikut, por numri i pushuesve në Sarandë vijon të mbetet në nivele të ulëta. Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik, Arben Çpa në një intervistë për Report Tv tha se janë bërë përpjekje nga hotelet duke ulur çmimet me 20%.

“E vërteta është se Saranda ka bërë ulje 20%. Ka shumë raste që kanë bërë ulje edhe më të larta”, tha kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik, Arben Çipa.

Ditët e javës janë të vakëta ndërsa qyteti gjallërohet në fundjave. Përpos pandemisë në uljen e numrit të turistëve në Sarandë kanë ndikuar edhe punimet për ndërtimin e bulevardit të ri.

Ka një periudhë 1 javore që ka filluar lëvizja. Sidomos të shtunë e të diel. Pa dyshim infrastruktura e qytetit tonë është një fazë tranzicioni. Kjo nuk le një shije të mirë tek turistët” tha Çipa.

Në gusht e shtator pritet të vijnë me charter turistë polakë. Çipa thotë se industria e turizmit ka prekur fundin këtë vit, ndërsa viti që lamë pas ka qenë një vit i artë, ku vetëm në Sarandë pushuan 600 mijë turistë vendas e të huaj.

“Krahasuar me periudhën e 2019 nuk krahasohet dhe nuk ka ngjashmëri. Kjo periudhë vitin e kaluar ka qenë piku i sezonit. Vitin e kaluar kishim rreth 600 mijë turistë”, shtoi ai.

Pandemia e Covid-19 ka dëmtuar jo vetëm të ardhurat për bizneset por ka lënë shumë njerëz të pa punë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here