Sarandë, vijon puna për rehabilitimin e qendrës së kontrollit teknik të mjeteve

0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informoi sot se vijon puna për asfaltimin e plotë të territorit të qendrës së kontrollit teknik të DRSHTRR Sarandë.
“Pasi rikuperuam truallin e zaptuar dhe ndërtuam infrastrukturën nëntokësore, ndriçim e sistemime, po vijojmë punën me shtresat dhe asfaltimin e plotë të territorit funksional të DRSHTRR Sarandë, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin”, bën të ditur DPSHTRR-ja.
Investimi synon përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike e optimizimin e zinxhirit të shërbimit.

DPSHTRR bëri të ditur se, investimi është 100 % me fondet e saj nga vetëfinancimi falë mirëadministrimit, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here